20.5 C
Tirana

Basha po shantazhohet nga Berisha?! Grupi për PD i …

VENDI

Është mbledhur sot grupi i PD-së për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së Kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Sakaq, ajo që u diskutua ndër të tjera është edhe ndikimi i Sali Berishës brenda Selisë Blu e mbi të gjitha të Lulzim Bashës.

Bujar Nishani dhe pejsëtar të tjerë të këtij grupi i kanë kërkuar Bashës të tregohet transparent dhe të tregojë që shantazhohet shpeshherë nga Berisha. Ndërkaq, ata e kanë akuzuar edhe për faktin se ka ‘marrë peng’ partinë.

“Basha duhet të dalë para demokratëve dhe shqiptarëve e të thotë se që nga koha që ka qenë në krye të PD-së e ka marrë vendime shumë të rëndësishme ndonjëherë edhe ekstreme politike,

a është ndikuar, imponuar dhe shantazhuar nga Berisha për të marrë këto vendime apo ishin vendimet e tij? Kjo është transparenca që Basha duhet të bëjë për shqiptarët, për opinionin publik dhe për demokratët!” -tha Nishani.

- Advertisement -

TE FUNDIT