22.5 C
Tirana

Basha në hall të madh/ Te PD kërkojnë largimin e tij: Kemi prova që ai bashkëpunon me Ramën

VENDI

Arben Imami, një prej demokratëve që kërkon dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës, tha sot në një deklaratë për mediat, se kreu i PD-së po bën negociata të fshehta me Edi Ramën.

Imami tha se negociatat mes Ramës dhe Bashës kanë nisur që prej 2017, dhe kanë sjellë dy dështime të mëdha për demokratët, siç ishte humbja e zgjedhjeve të Prillit, dhe atyre të 2017-tës.

Imami: Pyetjes suaj unë po i përgjigjem qartë, përpjekja për negociata ka nisur që në 17 Maj, ka dy dështime të mëdhaja, që janë zgjedhjet e 2017 dhe 2021, vazhdimi i kësaj rruge dihet se ku na çon, në zgjedhjet e 2025 dhe më tej.

 

Disa prej figurave që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike, kanë dalë sot në një konferencë të përbashkët, ku kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit të kësaj force politile.

 

Grupimi quhet “Për PD-në”, dje synon sipas Edith Harxhit, që lexoi një deklaratë të përbashkët, reformimin e kësaj force politike.

 

Deklarata e plotë Shqipëria u përball me zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit, pas një qeverisje të korruptuar prej 8 vitesh, që e ka çuar vendin në varfëri. Ne jemi të vetëdijshëm që shitblerja e votës, përdorimi i administratës, përdorimi i të dhënave personale, ishin vetëm një pjesë e elementëve që përcaktuan rezultatin zgjedhor, por ne jemi po ashtu të vetëdijshëm që PD nuk arriti që të mundësonte mbështetje më të madhe.

 

PD ka pasur rezultat të njëjtë me 4 vite më parë, PD nuk po garonte për vend të dytë, pjesëmarrja me 46% në zgjedhje është tregues domethënës që PD nuk frymëzoi, dhe as nuk siguroi mbështetje për fitore.

 

Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia e zgjedhjeve i takon drejtuesve të Partisë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për humbjen, pasi kanë shembullin e zotit Berisha. Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga partia nuk është fundi i PD-së por fillimi i ringritjes së saj.

 

Mospjesëmarrja në Reformën territoriale, në zgjedhjet lokale, dalja nga parlamenti, ishin gabime të PD-së. Marrëveshja e 5 Majit, megjithë pasojat e saj, dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme PD-në dhe aleatët, brenda partisë kryetari nuk mbajti përgjegjësi për humbjen e 2017. Në 2019 u përjashtuan nga Kuvendi të gjithë ata që kishin kundërshtuar vendimmarrjen, sërish lista ishte ajo e kryetarit.

 

Kryetari nuk kishte mësuar asgjë nga humbja e 2017-tës, aktualisht Shqipëria është në duart e atyre që vendosin shumëçka.

- Advertisement -

TE FUNDIT