28.5 C
Tirana

“Basha na futi në grackë” Nard Ndoka nuk i ndal akuzat: Ja kush e nxori jashtë realitetit

VENDI

Ish-deputeti Nard Ndoka është kthyer tashmë në një nga kritikët më të fortë të kryetarit të PD Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Por së fundmi ai gjithashtu është shprehur se procesi i votimit ishte i manipuluar dhe me shumë gjasa opozita nuk do ti njohë këto zgjedhje.

“Zgjedhjet e 25 prillit po dëshmojnë çdo ditë që ishin zgjedhje të trukuara, të manipuluara. Kjo ka krijuar një klimë jo pozitive për vendin dhe politiken shqiptare në tërësi”, u shpreh Ndoka në emisionin ‘Breaking’.

A i druheshit faktit se mund të fitonte Partia Socialiste me këtë rezultat?

Kam qenë mjaft dyshues dhe dyshimet e mia i kam thënë herë pas here. Ne jemi përballur më një kundërshtar problematik. Rama e kishte bërë publik parashikimin e tij edhe me blerjen e votës. Ai i ka deklaruar më herët.

Opozita nuk e mori shumë seriozisht, pasi kishte një frymë qytetare e një dëshirë për ndëshkim të kësaj mazhorance. Opozita pati problemet e veta, e kjo është e padiskutueshme. Pati një lloj euforie në këtë përballje, e kjo na kushtoi.

Mazhoranca përdori administratën, përdori fondet publike në fushatë, përdori parave e tërmetit. Rama u la i lirë nga opozita para fushatës elektorale.

Edhe pse nuk morët mandatin në këto zgjedhje, jeni një nga ato figura politike që nuk keni reaguar ndaj Bashës.

Kam pakënaqësi dhe zhgënjim nga Basha. Kisha një marrëveshje zyrtare me Bashën dhe të firmosur edhe nga gjashtë parti të tjera.

Unë e kam mbështetur Bashën për 8 vite në opozitë, në të gjitha kauzat. Dorëzova mandatin. Pata një lloj zhgënjimi që nuk e respektoi marrëveshjen në momentin e fundit.

Na futi në një grackë e na la aty. Unë gjykoj se zoti Basha e ka sot epërsinë, edhe pse ka marrë një goditje, edhe pse ka gabime. Është futur në një terren të minuar.

Politika shqiptare ka të papriturat e veta. E nxirrte opozitën fituese kompania që i vinte nga pas Bashës. Ajo kompani ishte jashtë realitetit, e si pasojë edhe opozita doli jashtë realitetit.

- Advertisement -

TE FUNDIT