16.5 C
Tirana

Basha me nxënësit dhe prindërit në Dajç: Vështirësitë e fëmijëve të marrin fund

VENDI

Kryedemokrati Lulzim Basha takoi këtë të shtunë disa nxënës dhe prindër të shkollës “Shtjefën Maçi” në Dajç të Shkodrës. Basha ngriti si shqetësim vështirësitë që kalojnë nxënësit për të shkuar në shkollë. Ai premtoi se këto ditë të vështira për ta do të marrin fund shumë shpejt.

Në Dajç me nxënës dhe prindër në shkollën 9 vjecare “Shtjefën Maçi” e cila ka mbyllur dyert këtë vit për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone nga Shqipëria.

Trishtimi dhe vështirësitë e këtyre fëmijëve që udhëtojnë me orë të tëra përditë për të shkuar në shkollë, duhet të marrin fund. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit, do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT