10.5 C
Tirana

Basha i ”bindet” urdhërit të Ramës.

VENDI

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vendosi anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme. Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë.

Aktiviteti ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave do të zhvillohet në një moment tjetër kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar. I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha.

Ai kishte planifikuar në orën 15 një dëgjesë me mësuesit pjesë e turit po te degjoj por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.

Ditën e sotme kryeministri Rama dha urdhër që të pezullohen të gjitha eventet publike deri në datën 3 Prill ndërkohë që shkollat do të mbeten të mbyllura për të paktën 2 javë deri në datën 23 Mars.

- Advertisement -

TE FUNDIT