9.5 C
Tirana

Basha familjarisht i pranishëm/ Opozita do të mbajë protestën e radhës: Do të rrëzojmë Ramën sot

VENDI

Opozita do mbajë sot protestën e saj të radhës kombëtare në orën 20:00. Por ndryshe nga herët e tjera, duket se kjo e sotmja do të jetë paqësore. Ishte vetë kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili deklaroi në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” se opozita e së premtes do të jetë paqësore dhe sipas tij ai vetë do të marrë pjesë me familjen në këtë protestë.

 

Basha apeloi shqiptarët të dalin nē protestē me familjen. Ndërsa shtoi se do jetë aty së bashku me gruan dhe dy vajzat e mia. Por duket se reagimi i Bashës erdhi pas deklaratës së ambasadës së SHBA që i bëri thirrje gjithë qytetarëve dhe të gjitha institucioneve kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë.

 

“Iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi”, mbyllte deklaratën ambasada. Protesta e sotme vjen pas pas tensioneve në Shkodër, me tubimin elektoral të Partisë Socialiste nga njëra anë në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe protestën e opozitës vetëm pak metra larg, që kërkonte largimin e kryeministrit Edi Rama.

 

Ajo se çfarë do të ndodhi mbetet për tu parë në protestën e sotme edhe pse Basha dhe Kryemadhi kanë thënë që kjo do të jetë paqësore dhe mund të jet vërtet dhe kjo mund të jet një ndryshim strategjia nga ana e liderëve të opozitës pas deklaratës së fortë të ambsadës.

- Advertisement -

TE FUNDIT