20.5 C
Tirana

Basha: Derisa i thonë Edvinit – Edi, mund t’i thonë dhe Lulzimit – Luli

VENDI

Kreu i opozitës Lulzim Basha është pyetur gjatë një interviste në emisionin “Zonë e lirë”, mbi faktin se përse gjatë një daleje mediatike Ambasadorja Amerikane Yuri Kim iu drejtua atij në mënyrë jo formale, si zoti Luli Basha.

 

Kreu demokrat tha se vetë zonja Kim e ka shpjeguar këtë argument me faktin që të dy i therrasin njëri-tjetrit me emrat e parë, përkatësisht Yuri dhe Luli.

 

Por duket se kjo përgjigje nuk i ka mjaftuar gazetarit Arian Çani i cili ka këmbëngulur të mësojë nëse kjo mënyrë komunikimi është shenjë konfidencialiteti apo ironie.

 

Pedagogu Arian Curri e ka quajtur një akt të mirëfilltë diplomtik-simbolik, ndërkohë që Basha pa humbur batutën, u shpreh: Derisa i thonë Edvinit – Edi, mund t’i thonë dhe Lulzimit – Luli./Opinion.al

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT