11.5 C
Tirana

Banorët njihen me formulën e re të nominimeve/ Luizi përplaset me Nitën

VENDI

Pas spektaklit të kaluar, banorët diskutuan për nominimet, pasi ata u habitën nga rezultati.

 

Duke qenë se ata bëjnë strategji për nominimet, Vëllai i Madh mendoi që të bënte një “reverse”, të cilën ia tregoi edhe banorëve sonte.

 

Ata u çuditën, pasi nuk po i dilnin “llogaritë”, si pasojë nisën diskutimet në shtëpi, duke qenë se Luizi i cilësoi banorët si frikacakë, që sipas tij, nuk dërgojnë në televotim banorët e fortë, por merren me ata që nuk janë aktivë në shtëpi.Duke veçuar këtu Elvisin dhe Jorin.

 

Bisedë përpara se banorët të merrnin vesh, formulën e ndryshuar të nominimeve.

Luizi: Ka frikacak këtu. A nominohet Elvisi dhe Jori?

Qetsori: Unë dhe Elvisi nuk jemi të fortë sipas teje.

 

Luizi: Unë kështu e mendoj. Në shtëpi ka frikacakë. Nita ka votuar Elvisin.

Mos shpif. Mos akuzo. Elvisi kur të dalë, do e shohë që nuk e kam votuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT