8.5 C
Tirana

Bamir Topi: Rama po bën ato gjëra për të cilat ankohej kur ishte në opozitë

VENDI

Ish-Presidenti, Bamir Topi në librin me kujtime “Nocturn”, rrëfen për një takim në Presidencë me asokohe kryetarin e opozitës, Edi Rama.

Në takimin e zhvilluar në Presidencë pak ditë pas ngjarjeve të 21 janarit, Topi thotë se tani Rama po bën të njëjtat gjëra, për të cilat ankohej në kohën, kur ishte në opozitë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Këtu nuk ka arbitër, sepse faktikisht në këtë Republikë Parlamentare, nuk lejohet Presidenti
i Republikës të futet midis palëve, por mund të japë vetëm mesazhe.

Topi: Ekzakt! Kjo është bërë edhe me ndihmën tënde.
Mbasi e kaloi këtë moment vazhdoi:

Rama: Ne nuk kërkojmë të vijmë në pushtet me demonstratë, por të rivendosim rregullat e lojës;
këta i prishën rregullat, është marrë topi, është nxjerrë nga stadiumi fare e lëvizin të gjithë pa top
dhe ai e nxjerr rezultatin në tabelë; kjo është qesharake.

Në këtë kohë në prag të botimit të librit, historia tregoi që këtë gjë po e aplikon fort vetë Edi Rama,
pasi është çështje e sistemit të ndërtuar me “armikun” e tij politik.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT