6.5 C
Tirana

Balla: 30 qershorin nuk e luan as topi, jo më Ilir Meta

VENDI

Sekretari Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.
Nga Elbasani, ku zhvilloi një takim në kuadër të fushtës për zgjedhjet vendore, Balla theksoi se zgjedhjet nuk I luan as topi, e jo më Ilir Meta.
Balla përsëriti para mbështetësve se Parlamenti është legjitim dhe se zgjedhjet do të zhvillohen.
Parlamenti është legjitim se buron nga zgjedhje legjitime, por është funksional në të gjitha atributet e veta. Këtu nga kjo lagje e nderuar, dua ta them shumë troç, zgjedhjet e 30 qershorit, nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta, pavarësisht se për Bamirin kam respekt për mënyrën si është sjell si President. Zgjedhjet nuk mund të lëvizin, këtu do zhvillohen zgjedhje normale.

- Advertisement -

TE FUNDIT