20 C
Tirana

Astrologia Meri Shehu parashikon fituesin e Festivalit të Këngës.

VENDI

Astrologia e njohur Meri Shehu ka dhënë parashikimin e saj se cili nga këngëtarët do të jetë fitues i Festivalit të Këngës sipas shenjës së horoskopit. Meri e nisi duke thënë se këngëtarët që janë paralajmëruar në gazeta mund të dalin vërtet fitues.

Më pas duke i marrë këngëtarët me radhë, astrologia u shpreh se fuqishëm vijnë këtë vit Ujorët dhe kësaj shenje i përket Elvana Gjata. Ishte një vit i mbarë për Ujorin, kanë pasur një energji shumë pozitive të cilën po e përcollën edhe për një javë mund të jenë fitues, u shpreh Meri.

Ndërsa sa i përket Arilena Arës që është Gaforre, Meri u shpreh se nuk është në momentin e triumfit. Jo nuk janë në pozicion bindës. Nuk janë në moment triumfues, tha Meri.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT