13.5 C
Tirana

Arrestohet ish sekretarja në Gjykatën Administrative, ja arsyeja.

VENDI

Ish sekretarja gjyqësore në Gjykatën Administrative të Vlorës u vu në pranga nga policia.

Pasi nga hetimet e kryera dyshohet që nga dhjetori 2018 deir në nëntorit të këtij vitit të ketë ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Sipas një njoftimi të policisë së Vlorës, ish sekretarja Edlira Shehu 43 vjeç me banim në Tiranë ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Arrestimi i saj u bë nga Specialistët e Kri mit Ekonomik e Rinanciar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e 43 vjeçares.

Policia thotë se materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme në ngarkim të saj për veprat penale Shpërdorim detyre dhe Zhdukja ose humbja e fashikullit.

- Advertisement -

TE FUNDIT