9.5 C
Tirana

“Armaldo është pervers” / Debat i ashpër mes Bledit dhe Maestros

VENDI

Ofendimet dhe epitetet kanë qenë kryefjalë e çdo debati mes Luizit dhe Armaldos përgjatë gjithë javës. Banorët nuk u besojnë më atyre, pasi një ditë debatojnë rëndë dhe ditën tjetër përqafohen.

Debati u diskutua edhe në spektaklin e sotëm, ku Bledi e cilësoi Armaldon “pervers”.

Luizi: Ma gjej një person që nuk ka bërë batuta me mua. Unë nuk jam humorist i madh si Tani, që të qeshin banorët e mua. Kur i kam thënë ato fjalë Deas, i kam kërkuar falje publikisht. Këtij zotërisë tjetër këtu, i kam thënë sa i pëlqyeshëm është ky këtu. Sipas tij, unë e paskam fyer, ky nuk paska fytyrë të dalë jashtë…Për mua është e gabuar kjo mënyrë që Armaldo ka nisur të luajë.

Armaldo: Për mua nuk ka fyerje më të rëndë, që kur e ndy qeleshen kur e vë. Nuk ka ofendim më të rëndë. Unë me atë qeleshe kam përfaqësuar Shqipërinë. Unë u preka shumë pas asaj fjale. Ajo qeleshe tregon shumë.

Luizi: Unë i thash që atë qeleshe e kan mbajt burra në kokë. Dhe janë të paktë ata që e mbajnë.

Tani: Problemi është shumë i madh për të folur, sepse ka shumë protagonistë. Unë e kam përjetuar vetë bullizmin, kur kam qenë i vogël. Unë kam humor, kam rrit tre fëmijë me humor. Nuk ka pasur asgjë personale, thjesht jam mundur ta respektoj.

Bledi: Armaldo është pervers nga natyra. Maestro është kartë e djegur.

Armaldo: Vazhdo fol, vazhdo.

Dea: Luizi i teston banorët për të parë sesa do mbajnë. Armaldo ka treguar dobësi. Ai gjithmonë ka bërë një sy qorr, por ka të drejtën të vendosë se kur kjo situatë do mbarojë. Ai vërtetë e ka humbur besimin e të gjithëve këtu, ama mund t’ja japim një shana të fundit për të parë nëse e ka vërtetë këtë herë.

Arbër: Disa herë nga kjo studio, jam menduar tap yes Armaldon se cilat janë limitet e tij. Unë e kuptoj fjalën lojë, por nuk e kuptoj se deri ku, shkon loja e tij. Mua më vë në diskutim ecurinë e lojës që ai po bën. A do jetë i aftë ky, të vë disa barriera? Pas 60 ditësh kujtohet, se më parë tha se pa Luizin nuk ka Big Brother. Jam dakord me Dean, ai ka treguar dobësi dhe nuk ka më njeri besim te ai.

Armaldo: Ato lojrat që kemi bërë, kanë qenë vetë këta që i kanë pranuar.

Arbër: Nuk të besoj dot. Ndoshta në ditët në vijim do të besoj, por për momentin nuk të besoj dot. Ti ke dashur vëmendje, ke marrë vëmendjen e gabuar.

Armaldo: Mbrëmë Luizi më ka ofenduar pa asnjë shkak dhe arsye. Mbrëmë ka qenë një ofendim shumë i madh ndaj meje. Kjo nuk mund të vazhdojë dot më si lojë. Kjo nuk ta jep ty të drejtën, të thuash t’i ke shkelur mbi veten.

Arbër: Nuk të shkon të mbash moral për këtë çështje. Ti nuk ke krijuar asnjë barrierë.

Zhaklin: Kufinjtë janë shtyrë shumë në kuadër të lojës. Për mendimin tim, të kujtohesh tani për bullizimin, është tepër vonë. Nuk është hera e parë që ju ankoheni për presion, për shkak të dhunës verbale. Unë e mbështes mesazhin tënd kundër bullizmit. Duke folur për humanizën dhe empati, mendoj që ka ardhur koha që pas 60 ditësh, të jeni të kujdesshëm me disa fjalë që thoni. Mos nxisni dhunë, urrejtje dhe ofendime ndaj gjithë shqiptarëve. Unë nuk e kuptoj, pse nuk po jepni pak dashuri? Ju lutem, a ka mundësi që gjuha që ju përdorni të mos jetë e urrejtjes? Në këtë lojë nuk shohim pak dashuri, ju e vendosni njëri-tjetrin me shpatulla pas muri. Të gjithë duhet të bëni një reflektim.

Luiz: Unë isha pjesë e panelit kur folëm për të drejtat e njeriut. Duke e menduar, unë nuk jam askush të mendoj është e drejtë apo e gabuar, orientimi seksual i një personi. Nëse është fyer dikush, kërkoj ndjesë. Ndihem keq që ndonjëherë shprehem pa u menduar. Nuk ka qenë ky qëllimi. I kërkoj ndjesë të gjithëve.

Olta: Kiara ta përgatit këtë fjalim? Po hajde tani aman.

Luiz: Po të them dhe njëherë, u ndjeva shumë në siklet.

- Advertisement -

TE FUNDIT