6.5 C
Tirana

Arjan Çani e surprízon në emision, Grida Duma: Pse i bën këto gjëra?!

VENDI

Grida Duma i ka bërë një kërkesë të papritur Arian Çanit në mes të emisionit.

Ajo i tha që të hiqte pjesën e pyetjes që kishte shtruar moderatori “Grida Duma, shefe e opozitës?”

Duma tha se në këto momente mes opozitës kërkohet kompaktësi dhe jo diversion. Pasi Çani tha se e kishte shtruar këtë pyetje për provokim pasi, sipas tij, kërkohet një lider i ri i opozitës, Grida Duma tha se nuk do të gjendet tek ajo.

Deputetja e zgjedhur u shpreh se nuk e ka në çështjet e saj marrjen në dorë të drejtimit të opozitës.

Pjesë nga biseda në studion e Zonë e Lirë

Grida Duma: O Çani të të kërkoj unë ty një gjë, që shefja e re e opozitës ta heqësh?

Arian Çani: Po pse e ndërpret Curin?

Grida Duma: Tani e shikoj atë.

Arjan Curi: Ka hallin e vet.

Grida Duma: Pse i bën këto gjëra?

Arian Çani: Provokim është!

Grida Duma: Provokim, por jo afër të vërtetës, as objektiv domethënë sepse sot më shumë se kurrë është kompaktësia, jo diversioni.

Arian Çani: Po kërkojmë një lider të ri të opozitës o Grida?

Grida Duma: Kërkojeni ku të doni, nuk e gjeni tek unë.

Arian Çani: Ledio mund ta heqësh. Është e drejtë e Gridës totale. Po e mbaja me qëllim, do ta shohë Grida apo jo? Kur ta shohë thashë do ta heq. Pyetjen kam të drejtë ta bëj?

Grida Duma: Patjetër!

Arian Çani: Ka të drejtë publiku “të luajë” në shtëpi.

Grida Duma: Unë e dëgjova në dhomën e pritjes ndërkohë që e pyesnit zotërinë do ishte apo jo kandidat dhe nuk jepte dot përgjigje. Nuk jam njeri që kam problem të them një gjë. Prandaj nuk e kam fare problem pasi nuk hyn fare në çështjen time kjo çështja e shefes së opozitës

- Advertisement -

TE FUNDIT