16.5 C
Tirana

Arian Çani zbulon për herë të parë emrin SURPRIZË që duhet të zëvendësojë Bashën

VENDI

Gazetari Arian Çani është shprehur se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen edhe pse sipas tij faji i humbjes së zgjedhjeve nuk qëndron te kreu i opozitës.

“Shiko mendimi im dhe po të isha si Basha unë do kisha ikur pas kësaj humbje. Dhe jo për fajin e tij sepse edhe Berisha po të ishte në krye të PD me këtë lloj mundësie qeverisje do ishte e pamundur të fitonte zgjedhjet. Nuk është faji i kryetarit për humbjen e zgjedhjeve.

Një gjë është e rëndësishme që në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të lira dhe ndershme, por zgjedhje shtetërore, ku shteti është kundër opozitës dhe kush lufton me shtetin është e pamundur të fitosh. Kështu që Basha si kreu i PD nuk është se ka faj për këtë humbje por ai duhet të iki që në 2025 mos ti thonë që ti e ke fajin sepse nëse vazhdojmë kështu edhe në 2025 prapë humbin.

Rama është instaluar mirë deri në 2029 nëse nuk ndodh asgjë aksidentale gjatë rrugës. E shoh dhe për një mandat tjetër. Edhe nëse nuk ikën por edhe nëse ikën humbja prapë është e humbur”, tha Çani.

Ndërsa i pyetur se nëse ikën Basha kë sheh si kandidat të mundshëm për të zëvendësuar atë, Çani veçoi emrin e Arben Imamin, pasi siç tha gazetari ai “mua më frymëzon”.

“Nëse do ikte Basha unë nga këta që janë në xhiro do vendosja Ben Imamin. Ai mua më frymëzon. Mund ta bëj në parim. Sistemi i Ramës është kaq i fortë pervers saqë edhe Zoti të vi në tokë është e pamundur të mundi sistemin e Edi Ramës.

Nuk bëhet fjalë për të mundur Ramën, ai i ka të gjitha apazonin, por këtu lufta është me një super fuqi te një katundi siç është Shqipëria që mbështetet shumë hapur nga ndërkombëtarët”, shtoi gazetari.

- Advertisement -

TE FUNDIT