8.5 C
Tirana

Arian Çani: Basha po përgatit dosjen e tij të madhe! Gjithçka përmbyset nëse do kishte një aksident, Rama rrezikohet

VENDI

Gazetari Arian Çani tha vendi tashmë është futur në “epokën Rama”dhe ai mund të qeverisë deri në vitin 2029-të i parrezikuar.

 

“Gjithçka përmbyset nëse do kishte një aksident”, shtoi më tej gazetari.

 

Pjesë nga intervista në MCN TV:

 

Partia Demokratike kërkon rivotim në 9 qarqe, sa realiste është kjo kërkesë?

 

Çani: Nuk besoj që do të ketë një ripërsëritje. Kjo histori është mbyllur. Këto janë ankesa dhe qarje pas vakisë. Vakia ka ndodhur për PD. Janë si ato të qarat e fëmijëve, një ditë do pushojë dhe do vazhdojë jetën.

 

Në një vend demokratik kështu do ishte?

 

Çani: Në një vend normal nuk do kishte kërkesa të tilla, ky është një vend hibrid. Në një vend si Shqipëria s’kanë asnjë vlerë. Duhen parë dosjet, a janë vërtetë prova sepse ende nuk dihen. Edhe sikur të jenë prova të mjaftueshme për të rrëzuar zgjedhjet prapë mendoj se kjo histori është e mbyllur. Rikthimi i një palë zgjedhjeve tek ne do ishte utopike.

 

Unë nuk kam shpresa fare, zgjedhjet janë të mbyllura. Basha duhet të ketë një alibi të fortë për të mos ikur nga ai post. Do dalin kandidatura, do ketë zhurmë dhe Bashës i duhet një alibi. Pa mohuar masakrën elektorale që është bërë. Nuk besoj te ajo lloj drejtësie. Janë dosje që Basha t’ia hedhë në fytyrë kundërshtarëve të tij për t’i thënë që kushdo të ishte në vendin e tij do bënte si ai.

 

Basha po përgatit dosjen e tij të madhe për të mos ikur. Kjo është në të keqen e PD, Basha kërkon thjeshtë karrierën e tij. Njeriu që përfiton në të gjithë këtë është kryeministri, jemi futur në epokën e tij dhe ai mund të qeverisë deri në vitin 2029-të. Rama përveç ndonjë aksidenti nuk është fare i rrezikuar. Ai është bariu i mirë i tufës së deleve dhe ata që ngrenë krye do t’i hedhë në greminë, të tjerët do t’i fërkojë. Gjithçka përmbyset nëse do kishte një aksident.

 

Ç’lloj aksidenti?

 

Çani: Aksidente që nuk varen nga ne, ose varen, por nuk i parashikojmë dot.

- Advertisement -

TE FUNDIT