11.5 C
Tirana

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin pushimet, ja vendi që kanë zgjedhur

VENDI

Prej kohësh, në media po përflitet për romancën e re të moderatores Arbana Osmani me regjisorin Eduart Grishaj.

Megjithëse kanë vendosur të mos reagojnë për lajmet e lidhjes së tyre, ata janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe postimet e tyre në Instagram kanë qenë në të njëjtat vende, duke lënë të

kuptohet se janë çift.
Ditën e sotme, Arbana dhe Eduarti kanë nisur pushimet së bashku dhe kanë vendosur që destinacionin fantastik ta ndajnë edhe me ndjekësit e tyre në Instagram.

Moderatorja dhe regjisori kanë udhëtuar drejt Marokut dhe po qëndrojnë në njërën prej zonave më speciale të quajtur “Secret Garden”, kompleks i cili daton më shumë se 400 vite më parë.

Çifti ka publikuar në Instastory pamjet më të bukura të vendit, të cilin duket se po e shijojnë shumë.

- Advertisement -

TE FUNDIT