9.5 C
Tirana

Apeli i nënës me dy fëmijë: Tërmeti na nxorri në rrugë, ju lutem na ndihmoni

VENDI

Majlinda Elezi, nënë e dy fëmijëve, prej tre ditësh jeton në çadër në kushte shumë të vështira jetese.

Majlinda humbi gjithçka të shtunën si pasojë e tërmetit që ra në zonën e Juglindjes.

Prej vitesh ajo jetonte në fshatin e Floqit, por lëkundjet e forta dhe tërmetet e njëpasnjëshme që u regjistruan të shtunën I shkatëruan familjes Elezi banesën ku jetonte.

Majlinda thotë për Vizion Plus, se gjatë këtyre ditëve po jeton në kushte të vështira pasi çadra nuk është një vend I mirë për dy fëmijët e saj për shkak edhe të motit të keq që ka përfshirë juglindjen.

Ajo bën apel për ndihmë që të sistemojë fëmijët diku tjetër në mënyrë që të mos sëmuren.

Nga ana tjetër Majlinda, thekson për Vizion Plus se nuk ka marrë asnjë ndihmë veç çadrës nga Emergjencat Civile.

- Advertisement -

TE FUNDIT