20.5 C
Tirana

Anxhela Persiteri tërheq vëmendjen e të gjithëve, si një “mbretëreshë” në tapetin e kuq të “Eurovision 2021”

VENDI

Ditën e djeshme u mbajt ceremonia e hapjes së “Eurovision 2021”. Në mesin e shumë artistëve u shfaq dhe Anxhela Persiteri.

Ashtu si dhe e prisnim, Shqipëria u përfaqësua denjësisht dhe Anxhela nuk na zhgënjeu.

E veshur me një fustan të kuq nga Valdrin Sahiti dhe në kokë kishte vendosur një kapele ku dukej si një mbretëreshë, ashtu si dhe vet Anxhela thotë.

“Unë u ndjeva si një mbretëreshë me këtë fustan”, shkruan Anxhela krah fotos.

Kujtojmë se disa ditë më parë, gjatë provave të mbajtura në skenën e “Eurovision”, Anxhela i “la të gjithë gojë hapur”. Vokali i saj “tronditi” skenën dhe rrjetet sociale.

- Advertisement -

TE FUNDIT