25.5 C
Tirana

Anxhela Peristeri rrëmben “fitoren” e parë në Eurovision

VENDI

Anxhela Peristeri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në parakalimin e saj në tapetin e “Eurovision”. Peristeri bëri bujë në mediat e huaja për fustanin që kishte përzgjedhur, duke fituar aq vëmendje sa ka arritur të shpallet si e veshura më bukur.

“WiwiBlogs”, portali më i madh i “Eurovision”, ka organizuar një sondazh për publikun për të përzgjedhur këngëtaren e veshur më bukur dhe Anxhela ka mbledhur shumicën e votave. Fustani i kuq, i çarë deri në pjesën e sipërme të këmbës, duket se i ka pëlqyer shumicës së publikut europian.

Duke qenë se sot paraqitja e jashtme është shumë e rëndësishme për një artist, kjo është një arritje për Anxhelën. Shpresojmë që pas kësaj “fitoreje”, Anxhela të marrë edhe çmimin e madh në festivalin europian.

Për këtë arsye ajo ka falënderuar publikisht të gjithë ata që e përzgjodhën e dhanë titullin e artistes së veshur më bukur.

Më konkretisht, Anxhela ka bërë një postim ku shkruan:

Faleminderit nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj dhe që më keni votuar si të veshurën më bukur në tapetin bruz në Eurovision. Ja dolëm Valdrin Sahiti.

Festivali europian do të nisë mbrëmjen e sotme, por Anxhela do të këndojë më datë 20 maj.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT