Anxhela Peristeri shkëlqeu me performancën e saj në “Eurovision” dhe fitoi zemrat e europianëve.
Olti Curri, i cili ishte tekstshkrues i këngës “Karma” të Anxhelës, ka zbuluar se këngëtarja i ka mbuluar vetë të gjitha shpenzimet e performancës.
“Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar Anxhela. Është një buxhet që nuk është i vogël. Sasha (artsitja që kuroi performancën skenike) u dashurua me performancën e Anxhelës”, tha Olti Curri në emisionin “TempOra”.