22.5 C
Tirana

Analisti zbulon zënkën mes Bashës, Metës dhe Kryemadhit; Nuk i hapin telefonat se…

VENDI

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bën marrëveshje zyrtare para zgjedhjeve parlamentare, edhe pse garuan në lista më vete në 25 prill.

Pas rezultatit të zgjedhjeve, që i la sërish në opozitë të dyja partitë, përveçse kanë akuzuar partinë Socialiste për vjdhje votash, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk kanë dhënë asnjë deklaratë konkrete për bashkëpunimin mes tyre.

Por, në fjalim e saj, Kryemadhi foli për tradhti. Sipas analistit, Arjan Curri, “marrëdhëniet janë goxha problematike”.

“Ka ftohje reale mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. I dyti nuk i hap telefonit të parit. Tani po fajsojnë njëra-tjetrën edhe për humbjen. Përveç mazhorancës, ia hedhin fajin njëri-tjetrit. Monika foli për tradhti dhe kjo është serioze.

Nuk të tradhton kundërshtari, kështu që për PD-në e ka. Të dyja partitë tashmë janë mbyllur në vetvete, janë në një fazë metamorfoze ku kanë futur vetën. Të shohim si do të dalin prej aty”, shprehet Curri në “Open”.

Ndërsa, analisti, Andi Bushati është i mendimit se të dyja partitë “janë më keq se kurrë”.

- Advertisement -

TE FUNDIT