9.5 C
Tirana

Analisti zbardh informacionet ‘e fshehta’: Basha dhe Meta nuk i hapin telefonin njëri-tjetrit!

VENDI

Analisti Arjan Çuri ka komentuar qëndrimet e PD-LSI, pas rezultatit të zgjedhjeve, që i la sërish në opozitë të dyja partitë. Arjan Curri, u shpreh se“ marrëdhëniet mes Bashës dhe Kryemadhit janë goxha problematike”.

“Ka ftohje reale mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. I dyti nuk i hap telefonit të parit. Tani po fajësojnë njëra-tjetrën edhe për humbjen. Përveç mazhorancës, ia hedhin fajin njëri-tjetrit. Monika foli për tradhti dhe kjo është serioze.

Nuk të tradhton kundërshtari, kështu që për PD-në e ka. Të dyja partitë tashmë janë mbyllur në vetvete, janë në një fazë metamorfoze ku kanë futur vetën. Të shohim si do të dalin prej aty”, shprehet Çuri në “Open”.

- Advertisement -

TE FUNDIT