6.5 C
Tirana

Ambasada Gjermane jep lajmin e mirë për Shqipërinë, zbulon çfarë do të ndodhë

VENDI

Ambasada Gjermane në Tiranë, njofton se nisur nga situata epidemiologjike, prej ditës së nesërme, më 9 maj Shqipëria nuk kategorizohet si zonë risku.

Gjithsesi, ky zhvillim nuk ndryshon asgjë në kufizimet e hyrjes. Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tej të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm!

Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani, të pamundura.

- Advertisement -

TE FUNDIT