16.5 C
Tirana

AMARILDO STERKAJ, DJALI NGA SHKODRA QË ME PASION ARRITI SUPER SUKSESIN NË DUBAI E JO VETËM…

VENDI

Të ecësh përpara në jetë në ditët e sotme nuk është aspak e lehtë dhe për këtë përballemi dhe dëgjojmë çdo ditë raste nga më të ndryshmet. Ama, gjithashtu jemi të vetëdijshëm që nuk ka asgjë në botë që nuk mund të arrihet nëse ke vullnetin, dëshirën dhe pasionin në atë çka bën. Dhe pikërisht me këto tre cilësi që përmendëm më lart mund të përkufizohet djali shkodran i cili tashmë arritjet e tija janë të mëdha.

Fjala është për Amarildo Sterkaj një djalë i cili e nisi rrugëtimin në biznesin e tij “Extra Real Estate” 10 vite më parë por sot është kthyer në kompaninë lider në Shqipëri sa i përket shitjes dhe blerjeve të pronave. Vlen të theksohet se Sterkaj i ka dedikuar shumë mund dhe përqëndrim maksimal kësaj kompanie më të cilën ka qënë së fundmi pjesëmarrës edhe në samitin më të madh të zhvilluar në Dubai nga Rossita Family.

Amarildo e ka nisur nga Shkodra rrugëtimin e tij ku pak nga pak tashmë ka arritur që të ketë disa zyra të kësaj kompanie nga të cilat dy janë në qytetin e Shkodrës, një në Tiranë dhe po ashtu edhe në Elbasan duke konfirmuar seriozitetin dhe përkushtimin e tij në këtë fushë. Falë kësaj punë intensive Amarildo Sterkaj dhe “Extra Real Estate” janë e vetmja kompani në vendin tonë që merret me shitjen e pronave të ndryshme në Dubai.

Me pjesëmarrjen në ketë samit kaq të rëndësishëm sa i përket fushës së shit-blerjeve të pronave “Extra Real Estate” tashmë ka arritur që të përmbyllë marrëveshje dhe bashkëpunime me investitorë dhe partnerë ndër më të rëndësishmit dhe fuqishmit në Dubai. Amarildo ka menduar që të jetë sa më pranë klientit sa i përket atyre që janë të interesuar të dijnë më tepëre duke hapur një kanal në YouTube me emrin e tij në të cilin do të gjeni video dhe informacione të ndryshme edhe sa i përket investimeve për në Dubai.

Se cili është sekreti i Amarildos për ta bërë kaq të suksesshme punën e tij, tashmë është e kuptueshme pasi po ti dedikohesh me mish e me shpirt asaj në të cilën vërtetë beson dhe e ke pasion me patjetër do teë perkthehet në një fjalë të vetme … SUKSES

- Advertisement -

TE FUNDIT