16.5 C
Tirana

Alketa Vejsiu tregon ëndrrën e çuditshme që pa tri vite më parë në gjumë.

VENDI

Mbrëmjen e 6 Shkurtit Alketa Vejsiu u ngjit në skenën e teatrit Ariston me një skenografi madhështore nga Gaetano Castelli si bashkëprezantuese e Amadeos dhe Georgina Rodriguez para miliona shikuesve italianë shqiptarë dhe nga e gjithë Europa. Emisoni Jo vetëm Modë ka realizuar një intervistë me moderatoren para ngjitjes së saj në skenën e Sanremos ku Alketa ka treguar se ka tre vite që punon për këtë ëndërr që tashmë u bë realitet.

Kam mbi tre vite që punoj për këtë gjë. Mbi tre vite që kam kontakte shumë të rëndësishme pune këtu është një nga menaxherët dhe producentët më të mirë të Italisë që është kujdesur gjatë gjithë këtyre viteve që unë një copëz Italie ta sjell edhe në Shqipëri. Kam trokitur në shumë dyer këtu në Itali me dëshirën për të bërë më shumë se një treg aq miliona shqiptarë sa jemi neve sepse gjithmonë kam menduar se bashkë me mua do jetë edhe Shqipëria.

Edhe patjetër që unë nuk do largohem nga Shqipëria sepse atje kam ndërtuar jetën time ëndrrat televizionin biznesin. Pashë një ditë të bukur një ëndërr 3 vite më parë në pushime shumë larg në anën tjetër të botës në Hawaii. Edhe ishte një ëndërr shumë interesante ku Maria de Filippi më thoshte po ti pse nuk vjen në Itali çfarë bën në Shqipëri?

Po kështu është në fakt historia e vërtetë atë ditë unë bëra emailin e parë dhe e dërgova atje ku mendova. Kam patur një trajektore të gjatë me shumë ulje ngritje me dyer ku kam trokitur kontakte që disa janë realizuar disa mbetën rrugës edhe jam zhgënjyer gjatë këtij procesi.

Por mendoj që dera e duhur ku trokita ishte ky producent i jashtëzakonshëm i cili pastaj erdhi në Shqipëri më vizitoi më ka parë më ka ndjekur në produksionet që bëjmë në televizionin klan. Në këtë drejtim jam me shumë fat se ndonjëherë mund të jesh shumë i mirë mund ta bësh punën shumë mirë por nuk të zbulojnë nuk e dinë që ti ekziston.

- Advertisement -

TE FUNDIT