8.5 C
Tirana

Alizoti sulmon Ramën/ “Politikan në formatin e një skizofreni”

VENDI

Tomorr Alizoti, anëtar i kryesisë së Paritsë Demokratike, duke folur për situatën politike në vend dhe protesën e djeshme të opozitës e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një “skizofren,” që me komunikimin e tij po pengon dialogun politik.

“Kur protestat zhvillohen dhunshëm dhe në Paris, mos prisni protesta brilante në Shqipëri. Por protesta e djeshme ka qenë e qetë. 90% ka qenë e qetë, nuk ka pasur asnjë lloj dhune. Politika në Shqipëri duhet të funksionoj me diskutime, por në momentin që politika nuk komunikon do përfundojmë tek rruga. Kryeministi po bën gabimin më të madh, nuk prodhohen zgjedhje kështu, duke ironizuar, jo çunat e Laçit jo çunat e…! Kjo është situata në politikë, Basha me bllokun opozitar është jasht lojë dhe Kryeministri që bën gallata dhe batuta, nuk të lejon të komunikosh me të. Ai ironizon dhe qesh në formatin e një skizofreni,” – u shpreh Tpmorr Alizoti. /CNA.al

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT