24.5 C
Tirana

Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm të së ardhmes: “Është një gënjeshtër e madhe”

VENDI

I ftuar në emisionin “E Diell”, konspiracionisti Alfred Cako ka folur rreth thë ardhmes të frikshme të njerëzimit që është i bindur se do të bëhet realitet.

Ai u shpreh se njerëzit do të mikroçipohen shumë shpejt dhe kjo është diçka e pashmangshme. Ai gjithashtu tha se varianti indian i virusit nuk ekziston dhe se kjo është një gënjeshtër e madhe, për këtë arsye njerëzit duhet të qetësohen.

“Njerëzit do të mikroçipohen shumë shpejt. Do ua vënë mikroçipin ose në ballë ose në lëkurë. Në Indi çfarë ka ndodhur? India ka një traditë që i djeg kufo*at.

Ata janë njerëz që humbin jetën nga sëmundje të zakonshme. Ndërrojnë jetë 3200 dhe lindin 3500. Pra virusi indian është një gënjeshtër për të na bërë ne të vazhojmë drejt pandemisë, vendosjes së maskës. Po ju them një lajm shumë të mirë.

Një grup juristësh shumë të mirë që janë kundër plandemisë bashkë me shumë mjekë kandidatë për nobël, shkencëtarë kanë hedhur në gjyq OBSH për të vërtuar komplotin e madh për shfarosjen e popullsisë”, shprehet Cako.

- Advertisement -

TE FUNDIT