20 C
Tirana

Alesio e Aureli të kenë çelësat e shtëpisë në emrin e tyre deri në 15 dhjetor

VENDI

Kryeministri Rama deklaroi edhe një herë tjetër se familjet apo personat me viktima nga tragjedia e 26 nentorit duhet të kenë shtëpinë e tyre deri në datë 15 dhjetor.

Këtu ai pati parasysh edhe dy fëmijet Aurelio dhe Alesia nga Thumana për të cilët vetë kreu I qeverisë është kujdesur vazhdimisht gjatë këtyre ditëve

15 dhjetori eshte afati i fundit për të sistemuar në shtëpi familjet më fatkeqe. Për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jenë në shtëpi. Dhe ata fëmijët që isha unë mbrëmë, duhet të shkojnë në shtëpi. Duhet gjetur dhe mënyra se si do të kujdesemi për njërin prej tyre që e ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët.

Duhet t’i japim shtëpinë dhe duhet t’i vëmë një kujdestar. S’mund t’i japim një fëmije çelësin e shtëpisë. Daja jeton në Angli dhe ka ardhur përkohësisht. Mund të hyjë përkohësisht, por shtëpia është aty për një kohë të gjatë dhe do të jetë në emër të djalit. Ai është i zoti i shtëpisë.

Pak ditë më parë Rama shkoi ti takonte Alesion dhe Aurelin në spitalin e Truamës I shokuar nga hiistoria e tyre e hedhjes së kati I 5 dhe I 3 për ti shpëtuar tërmetit. Por të premten në mbrëmje erdhi edhe befasia e madhe, teksa ata fluturuan drejt Romës për tu takuar me yjet e Juventusit, Ronaldo dhe Buffon.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT