Prezantuesja Alesia Bami ka thënë për veten e saj se është një vajzë tipike tradicionale. E pranishme në “E diell”, Bami tha se asaj i ankohet i ati se përse nuk shkon njeri ta kërkojë në shtëpi.
Vetë prezantuesja u shpreh se në fkt mezi pret sepse pajën e ka bërë gati.
“Unë i kam ruajtur traditat. Jam rritur në një familje tradicionale. Më përlqen edhe ndryshimi i kohës. Më thotë babi si s’të erdhi njeri të të kërkojë në shtëpi. I them më kërkojnë në televizion, s’më lënë rehat. Pajën e kam bërë gati, mezi po pres,”- tha Bami.
Alesia Bami nuk ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale, deri më tani.