5.5 C
Tirana

“Po këta ç’ne bashkë”/ Amarda Toska tregon të pathënat e marrëdhënies me Ermalin

VENDI

Biznesmenja dhe moderatorja Amarda Toska është një nga personazhet më të komentuara në showbiz.

Fillimet e saj si moderatore ajo i ka nisur në televizionin Top Channel, duke prezantuar emisionin e humorit “Portokalli”.

Sot ajo është rikthyer sërish në ato ambiente po tashmë si një e ftuar në emisionin “E diell”.

E pyetur nga moderatori Edi Manushi se çfarë ka për të thënë për të gjithë ata që patën dyshime tek marrëdhënia e saj dhe Ermalit duke thënë: “Po këta ç’ne bashkë?”, Toska ka treguar se ka dëgjaur shumë herë të flitet për këtë pjesë.

Përpos këtij momenti, Toska ka zbuluar dhe detaje rreth raportit të saj me Mamaqin duke treguar se ajo dhe Ermali kanë vendosur paktin që mos të debatojnë asnjëherë në sy të fëmijëve.

“Çdo çift ka bashkëbisedimet e veta, ndoshta me pak tension për të bërë në shtëpi, por përpara fëmijëve këtë e kemi ligj.

Dhe kur ndonjërin e merr vrulli dhe fillon dhe flet pak me tonalitete ndryshe, ja bëjmë me shenjë njëri-tjetrit që janë fëmijët prezent”,- u shpreh Ami.

Duke e komplimentuar për linjat dhe pamjen e saj, Ervini ka vazhduar ta pyesë duke ju drejtuar: “A mendon se në një fraksion sekondi Ermali dhe mund të zëvendësojë?”.

E qeshur, Ami ka pohuar se për aq kohë sa ajo nuk e ka zëvendësuar Ermalin, pasi në fillimet e saj ka pasur shumë nga ata që i thënë ç’ne që ishin bashkë, as ai nuk do ta zëvendësojë.

Kurti ka vazhduar me pyetjet e tij duke ju drejtuar Amit nëse është e vërtetë se Ermali është pak “i vogël” ndonjëherë dhe ajo vazhdon kujdeset për të. Për këtë pyetje Toska është përgjigjur duke thënë: “Po secili nga ne ka pak atë të voglin brenda vetes, gjatë gjithë jetës. Ermali e tregon më shumë seç duhet, por në fakt jashtë këtij ekrani që është me drita dhe vezullues, është më serioz seç duhet për të gjithë ata që e njohin”.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT