10.5 C
Tirana

Aktorja shqiptare gjendet e vdekur dhe e hedhur në varr

VENDI

Një trup i pajetë është gjetur i hedhur në një gropë në formë varri dhe dyshohet se i përket aktores dhe modeles shqiptare me origjinë nga Maqedonia, e cila u shpall e humbur në Los Angeles rreth një muaj më parë.
Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Adea Shabani. Ajo është parë për herë të fundit më 23 shkurt, teksa dilte nga shtëpia e saj në Hollywood, bashkë me të dashurin, Chris Spotz.
I riu 33-vjeçar, i cili ishte i fejuar me një vajze tjetër, vrau veten duke nxitur edhe më shumë dyshimet e policisë.
Sipas policisë, mbetjet e gjetura rreth 50 milje larg Sakramentos besohet se i përkasin 25-vjeçares së zhdukur
një muaj më parë.
Policia tha se beson se Shabani është vrarë dhe se i dashuri i saj,
Christopher Spotz, i cili ishte i martuar me një grua tjetër, është i përfshirë në vdekjen e saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT