16.5 C
Tirana

Aksídent në Shkodër. Trajleri me targa boshnjake merr para motorin, burri në gjendje të réndë

VENDI

Nje áksident i réndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Hani i Hotit – Shkodër, në afërsi të fshatit Vukpalaj. Një trajler me targa boshnjake ka pérplasur një motorçikletë. Si pasojë e pérplasjes ka mbetur i plágosur réndë shtetasi i identifikuar si Gjok Lulaj, banues në fshatin Hot të Malësisë së Madhe. I plágosuri ndodhet në gjendje të réndë në Spitalin e Shkodrës.

 

Pólicia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 21:40, ku trajleri, me drejtues shtetasin Boshnjak M. K. 35 vjeç, banues në Laktash, shteti Bosnje Hercegovinë, është pérplasur me mjetin motorçikletë, me drejtues shtetasin Gj. L. 41 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe.

 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e pólicisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të áksidentit.

- Advertisement -

TE FUNDIT