10.5 C
Tirana

Aksident në Lezhë-Shkodër, “BMW” përplaset me motoçikletën, dy të plagosur

VENDI

LEZHË- Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në superstradën Lezhë- Shkodër.

Një automjet tip BMW është përplasur me një motocikletë dhe me pas është përmbysur dhe vetë mjeti në rrugë.

Mësohet se dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur, por tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para bëhet me dije se shkak është bërë humbja e kontrollit të motoçikletës nga drejtuesi i saj dhe në

tentativë për të shmangur peëplasjen, drejtuesi i BMV ka devijuar levizjen duke përplasur motorin dhe ka dalë jashtë rruge.Policia ka mbërritur menjeherë dhe ka nisur hetimet lidhur me aksidentin në fjalë.

- Advertisement -

TE FUNDIT