14.5 C
Tirana

Aksi Milot-Balldren, si do të duket rruga dhe tuneli pranë Shëngjinit që lidhet me Shkodrën

VENDI

Referuar prezantimit të bërë nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci, rruga e re do të ndërtohet me standarde ndërkombëtare të kategorisë A, me një gjatësi rreth 18 km, me 6 korsi nga të cilat dy janë të emergjencës, rrugët sekondare ndërlidhëse, me gjatësi rreth 9.5 km.
Do të ndërtohen urat e reja të Drinit dhe të Matit, paralele me urat ekzistuese, nënkalime si dhe vepra të tjera, të gjitha këto për të lehtësuar dhe rritur sigurinë në qarkullimin e automjeteve të zonave përreth.

Konkretisht, segmenti i propozuar shtrihet përgjatë aksit të rrugës ekzistuese që lidh Milotin me qytetin e Lezhës dhe devijohet si rrugë plotësisht e re, nga nyja e qytetit të Lezhës deri në Balldren ku më pas lidhet me rrugën ekzistuese në drejtim të Shkodrës, nëpërmjet një tuneli 850 metra të gjatë, raporton SCAN.
Ky investim pritet t’i japë një zgjidhje përfundimtare trafikut në zonën urbane të Lezhës dhe kryqëzimin me Shëngjinin si dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit në superstradën Shkodër –Tiranë.
Në prezantimet publike, kryeministri ka bërë të ditur se kjo rrugë “do të fillojë do të fillojë, nëse të gjitha procedurat do të shkojnë ashtu siç duhet, brenda parashikimeve deri në muajin shtator, fundi i gushtit-fillimi i shtatorit”. Aksi rrugor Milot-Balldren është pjesë e programit “1 Miliardë për Rindërtim”.
SCAN

- Advertisement -

TE FUNDIT