12.5 C
Tirana

Ajola një mami guximtare, ja ç’ka bërë para se të lindte Kajanin

VENDI

Duket e pabesueshme, por jo, ka kaluar plot një vit qëkur kryetari i bashkisë Erion Veliaj na prezantoi ”tironcin” më të ri të kryqytetit, djalin e tij Kajan. Vogëlushi ka festuar dje ditëlindjen e tij të parë dhe sigurisht që një moment i tillë, kaq i gëzuar nuk mund të mos pasqyrohej edhe në rrjete sociale.

Pas babi Erionit, ka qenë Ajola, ajo që ka bërë një urim të veçantë për të birin, duke u kujdesur deri në detaj për fotot e përzgjedhura.

Bashkëshortja e kryetarit të bashkësisë për Tiranën, ka ndarë një pozë të vjetër, në të cilën tregon se në ditën e fundit të shtatzënisë, paska realizuar një set fotosh në natyrë. Dhe vetëm 14 orë më pas, Kajan ka vendosur ‘të trokasë’ në jetët e tyre.

“Kjo foto është marrë me 5 tetor 2018, në muajin e 10-ë të shtatzënisë , 14 orë përpara se të vinte në jetë Kajan, kjo dritë e vogël që ndriçon jetën tonë sa njëqind mijë yje vezullues”, – shkruan ajo në postimin e saj në Instagram.

Më tej ka postuar një tjetër foto në kompozim me të mëpërparshmet, shoqëruar me urimin emocionues. ‘Uroj që dashuria që do të japësh të jetë e fortë sa një mal!’’-shkruhej në përshkrimin shoqërues.

- Advertisement -

TE FUNDIT