12.5 C
Tirana

“Air Albania” lë në tokë emigrantët shqiptarë, ja çfarë ndodhi në aeroportin e Bolonjës

VENDI

Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e Bolonjës. Mësohet se emigrantët shqiptarë kanë prerë biletat me “Air Albania” për të ardhur në Shqipëri, por në momentin që kanë shkuar në aeroport nuk janë lejuar të fluturojnë. Kjo për shkak se kompania shqiptare ka prerë 40 bileta më shumë se kapaciteti i avionit.

 

Edhe pse ka disa orë që shqiptarë protestojnë në aeroportin e Bolonjës, asnjë nga autoritetet shqiptare nuk ka reaguar për fluturimin e tyre drejt Rinasit. Ndërkohë udhëtarët kërkojnë me ngulm fluturimin drejt vendit të tyre, Shqipërisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT