Gazetarja Aida Shtino ka dalë me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale. Ajo bën një pyetje me ironi ku do të dijë nëse ndjekësit e saj kanë informacion që politika dhe pushteti janë trashëgimi.
Nuk e dihet me siguri se për kë e ka këtë status, por mendohet që ajo e ka për Kuvendin Kombëtar të mbajti ditën e shtunë Berisha dhe emrat që u afruan pranë PD, mes tyre edhe Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokol Olldashi dhe Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, e cila ka shprehur ambicien edhe për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Postimi i Shtinos:
“Dini gje miq ,
politika dhe pushteti jane trashegimi…?
Dmth pse ke pasur mamane apo babane ne politike , duhet te jene edhe femijte e tyre edhe pse nuk kane pike merite…?
Nese po , atehere zgidhni formen e qeverisjes , se kjo nuk eshte as Demokraci e as Republike, por eshte Monarki, pasi vetem ata trashegonin pushtetin ne bijte e tyre.”, shkruan Shtino.