12.5 C
Tirana

Agjencitë e udhëtimit, 15 mijë € ryshfet në dogana për të bërë kalimin, rrëfehet pronarja: Janë të poshtër!

VENDI

Fiks Fare solli të tjera agjenci udhëtimesh që falë pandemisë përfitojnë nga kërkesa që kanë njërëzit për të lëvizur në destinacione të ndryshme të Europës. Fiks Fare tregoi me audio e video pazaret që bëjnë këto agjenci me udhëtarët dhe shumat e mëdha që kërkojnë për një udhëtim drejt BE-së. Mjafton vetëm pasaporta dhe shuma përkatëse për t’u paguar dhe për çdo gjë tjetër mendon agjencia.

 

Kështu ishte biseda qe në shumicën e rasteve bënë gazetarët e Fiksit nëpër agjenci të ndryshme në Tiranë. Tek Anumi travel nuk duhej as tamponi dhe asnjë dokument tjetër shoqërues përveç 800 eurove pasaportës dhe ID për të shkuar në Gjermani. Kalimi është i sigurt dhe nëse mund të ndodh që nuk bëhet kalimi, atëherë autobuzi kthehet dhe pasagjeri rimbursohet 100%.

 

Nëse pasagjeri ka siguruar garancinë vetë, atëherë punonjësja e agjencisë e orienton të presë vetëm biletën, por nëse nuk e ka agjencia merret me gjithçka prandaj paguhet edhe shuma prej 800 eurosh. Punojësja shprehet se kalimi bëhet nga Hungaria dhe ata japin siguri për kalimin, pasi paguajnë në ryshfet në doganë.

 

Madje pronarja që e konfirmon tregon edhe mënyrën se si veprohet. ” Para se të niset makina këtu unë nis njeriun një orë më para dhe ju pret atje në kufi pagohen lekët dhe kaloni” shprehet ajo. Ndërsa për udhëtimin drejt Brukselit pronarja e agjencisë Anumi travel shprehet se e ka ulur çmimin nga 1000 euro në 800 euro pasi ka bërë marrëveshje në dogana. ” Ne paguajmë 15 mijë euro për çdo autobuz që kalojmë në doganë në Hungari” shprehet pronarja.

 

Edhe dy agjencitë e tjetra që Fiksi u interesua për të lëvizur drejt Gjermanisë, kishin çmimin prej 800 eurosh, kalim vetëm me pasaportë dhe pa asnjë dokument tjetër shtesë. Vetëm se në këto agjenci pasagjeri tamponin duhet ta siguronte vetë dhe do t’i zbritej nga shuma totale.

 

Kurse agjencia tjetër kalimin e bënte nga Zvicra kundrejt shumës 700 euro me tampon të përfshirë. Pastaj kalimin për në Gjermani pasagjeri mund ta bënte nëpërmjet trenave midis shteteve dhe nuk do kishte anjë problem. ” Me kontratë pune, i regjistruar në firmë zvicerane, paguajmë burrin e huaj 3 muaj sigurimet. E ke… prandaj është 700 euro’” shprehet punonjësi i agjencisë.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT