12.5 C
Tirana

Adoleshentja alergjike ndaj ujit: Nuk mund të qaj e të lahem, trupi më skuqet menjëherë

VENDI

Një adoleshente alergjike ndaj ujit pohon se nuk mund të qajë ose të bëjë dush rregullisht sepse trupi i saj skuqet dhe ka dhimbje. Abigail Beck, 15 vjeç, nga Tucson, Arizona, u diagnostikua me urtikari akuagjenike muajin e kaluar pasi simptomat e saj u shfaqën për herë të parë tre vjet më parë.

Gjendja jashtëzakonisht e rrallë që thuhet se prek një në 200 milionë njerëz, shkakton skuqje kur lëkura e tyre bie në kontakt me ujin. Abigail nuk ka pirë një gotë ujë për më shumë se një vit sepse i shkakton të vjella ndërsa detyrohet të lahet shumë rrallë për të shmangur kontaktin me ujin.

Mjekët janë të detyruar t’i japin pilula për rihidratim dhe ilaçe të tjera që ajo të marrë më shumë lëngje nëse gjendja e saj nuk përmirësohet. Abigail përjetoi për herë të parë simptomat e sêmundjes në vitin 2019 kur ajo ishte 13-vjeçare.

 

 

 

- Advertisement -

TE FUNDIT