10.5 C
Tirana

A rrezikon burgun Sali Berisha pas shpalljes “non grata”? Gazetari i njohur tregohet i prerë

VENDI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur ditën e sotme “non grata” ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe familjen e tij. Vendimi nënkupton se në “listën e zezë” përfshihen edhe dy fëmijë e tij, Argita e Shkëlzeni si dhe bashkëshorten e tij, Lirie Berisha.

Gazetari Enton Abilekaj, u shpreh se është ngjarje e papritur dhe se kjo çështje është një mesazh për SPAK.

“Kishim dëgjuar që Berisha nuk ka marrë vizë për në SHBA. Por tani e thënë nga Sekratari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kemi të bëjmë me një konkretizim për tezat më të këqija të thëna për Berishën”, tha Alibekaj.

Sipas tij, nuk është e rëndësishme se kush tjetër nga familjarët e ish-kryeministrit Berisha është shpallur “non grata”, pasi ky është një akt politik.

I pyetur a ndikuan faktet në lidhje me Gërdecin, kompleksin Partizani apo kompania e “Boronicave”, Abilekaj u shpreh: “Mendoj që Gërdeci është një k im shtetëror i pranuar edhe nga Berisha, një çështje e pa hetuar deri në fund. U dënuar disa që kishin një pjesë të përgjegjësisë, jo përgjegjësinë e plotë. Kemi një aksion i rëndësishëm ndërkombëtar për ndryshimet thelbësore në vend”.

Sipas tij, Amerika i kishte dhënë mesazhet më herët, që kur ka thënë se nuk dëshiron njerëz të papërshtatshëm në listat e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Mesa duket ka qenë edhe për Berishën. Përplasja për Metën ka qenë për tjetër arsye. Nëse këta të dy do të ktheheshin në pushtet, ishte e papranueshme për Amerikën. Ndërkombëtarët treguan se kishin diçka serioze kundër Berishës, e gjithashtu edhe me Metën. Është koha që të largohen nga politika. Këta politikanë që e kanë kaluar kohën politike, nuk mund të rrinë më shumë në politikë”, tha gazetari i njohur.

Ndërsa i pyetur nëse mund të ndodhë një gjë e tillë edhe me Metën, Abilekaj tha se “beson se SHBA ka një qëndrim jomiqësor të ndërkombëtarëve me Metën”.

“Në qëndrimin e tyre politik, Berisha e Meta nuk preferohen. E dimë se çfarë ka ndodhur me presidentin e ambasadoren amerikane. Yuri Kim ia tha qartë Metës se nuk flet në emër të saj, por të Uashington. Zoti Meta këtë përplasje nuk mund ta bëjë nga pozita e presidentit, duhet ta lëshojnë presidencën”, sqaroi gazetari.

Ndërsa në lidhje me pyetjen a “rrezikon prangat Berisha?”, Abilekaj tha se kjo i takon drejtësisë.

“Nuk e di, i takon drejtësisë, arrestimi nuk vjen pas kësaj, por shpallja “non grata” kërkon një nxitim për një hetim më të shpejtë të të gjitha çështjeve që kanë mbetur pezull deri tani. I takon drejtësisë për të vendosur masat e mëtejshme. Kjo do të thotë që pandëshkueshmëria duhet të marrë fund, të merret vesh çfarë ndodhi më 21 janar apo me Gërdecin”, tha gazetari i njohur.

- Advertisement -

TE FUNDIT