16.5 C
Tirana

A mendon Kiara se mund të dashurohet brenda shtëpisë së BBV Albania?

VENDI

Kiara ka qenë në një lojë së fundmi me Efin dhe Ronaldon. Ajo ka luajtur rolin e të intervistuarës ku dy banorët e tjerë e pyetën nëse do të lidhej brenda shtëpisë së BBV Albania.

Ronaldo: Je apo jo e dashuruar?

Kiara: Jo nuk jam!

Ronaldo: Mendon se mund të dashurohesh?

Kiara: Po edhe mundet!

Efi: Mendo se Luiz Ejlli ka ndjenja për ty?

Kiara: Po edhe e mendoj!

Ronaldo: Kiara ndjen ti?

Kiara: Jo momentalisht!

Prezantuesja Kiara Tito është në qendër të vëmendjes në BBV Albania. Së fundmi, ajo ka qenë duke biseduar me Amosin, ku ka folur për lidhjen e dashurisë që ka patur me këngëtarin Butrint Imeri.

“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjec të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”, ka thënë Kiara.

Moderatorja e njohur, Kiara Tito po merr një vëmendje të madhe së fundmi, që pas hyrjes së saj në shtëpinë e BBV Albania. Ajo ka rrëfyer edhe një moment mjaft të vështirë nga jeta e saj, ku iu desh të merrte një vendim të rëndësishëm.

Ajo ka treguar nder te tjera se u kthye në Shqipëri pasi prindërit e saj nuk kanë patur mundësi për t’i paguar studimet.

- Advertisement -

TE FUNDIT