22.5 C
Tirana

A ka vend në kabinetin “Rama 3”? Manastirliu pa koment: Është vendimarrje e kryeministrit, unë jam e…

VENDI

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk është përgjigjur prerë nëse ka një vend të sigurtë në kabinetin qeveritar “Rama 3”. Në emisionin “Opinion”, Manastirliu është pyetur nëse do të rizgjidhet në postin që mban, por ministrja është përgjigjur se vendimi i takon vetëm kreut të qeverisë.

 

Më tej, e pyetur nëse do të donte që të ishte sërish në krye të shëndetësisë shqiptare, Manastiriu tha shkurt se shërbimi ndaj vendit është nder.

“Është vendimarrje e kryeministrit. Unë jam e dedikuar që të çoj deri në fund përgjegjësinë që kam. Qeveria është deri në shtator. Ne nuk kemi kohë për pushim. Është tagër që i takon kryeministrit. Të punosh për vendin tënd është privilegj, nder,”-tha ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT