16.5 C
Tirana

A ka bërë Basha marrëveshje me Ramën? flet ish-zëdhënësja e Sali Berishës

VENDI

Erla Mëhilli për të gjithë ju që nuk e njihni është ish-zëdhënësja e Sali Berishës e cila sot ka hedhur disa akuza mjaft të forta sa i përket Lulzim Bashës.

Një deklaratë tërësisht e papritur por ajo thotë se Lulzim Basha ka bërë një gabim të madh sa i përket faktit se ende nuk është prononcuar për lëvizjet e mazhorancës për të shkarkuar Ilir Metën.

Sipas Mëhillir kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për vendin dhe heshtja e Bashës hedh akoma dhe më shumë dyshime për një marrëveshje sekrete mes tij dhe Edi Ramës.

I vetmi që ka artikuluar për këtë është zoti Berisha, po nga zoti Basha nuk ka.

Kjo gjë i çon pastaj njerëzit të krijojnë përshtypjen sikur zoti Basha i thotë zotit Rama që hiqe ti se unë ka ca punë më të rëndësishme për të bërë dhe pastaj flasim.

Është çështje e rëndësishme dhe kjo tregon që PD nuk ka as orientim as strategji”, u shpreh Mëhilli.

- Advertisement -

TE FUNDIT