14.5 C
Tirana

A jetojnë fëmijët e Markut me ty? Nxehet Rudina Dembacaj: O zot çfarë pyetje leshi!

VENDI

Rudina Dembacaj është një prej aktoreve që hera herës ndan pyetje përgjigje me fansat në rrjetet sociale, ku kurioziteti për jetën e saj private është shumë i madh. Një nga pyetjet më të shpeshta që i është bërë në ”pyetje përgjigjet” e fundit, është nëse fëmijët e Mark Frrokut jetojnë apo jo me të, dhe duket se këtu nuk e kanë mbajtur më nervat aktoren.

 

Ajo është shprehur e irrituar se sigurisht që fëmijët do të jetojnë me prindin e tyre.

 

“O zot çfarë pyetje leshi. Po pse me kë do i lërë prindi fëmijët”, shkruan Dembacaj në një prej përgjigjeve të saj. Ajo tregon po ashtu se prindërit e ish-deputetit nuk jetojnë me ta, ndërsa thotë se fëmijët e tij janë një dashuri e madhe.

 

“Për zotin nuk ke si mos ti duash, janë dashni”, shkruan aktorja, që duket se i vë vulën të gjitha zërave që lidhen me familjen e saj.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT