5.5 C
Tirana

A i dha ndonjë euro Iliri pasi fitoi çmimin e madh? Sabiani i përgjigjet pyetjes 1 milion dollarëshe

VENDI

Iliri dhe Sabiani janë dy nga miqtë më të komentuar të momentit.

 

Ata e nisën shoqërinë e tyre në “Big Brother VIP” dhe po vazhdojnë edhe në ditët e sotme.Sabiani doli nga shtëpia disa javë përpara finales duke lënë mikun e tij ta vazhdojë lojën i vetëm, i cili fitoi çmimin 100 mije euro. Pasi doli nga shtëpia, këngëtari u shpreh se nëse do të fitonte vetë, do ta ndante çmimin me Ilirin.I ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”, Sabiani u pyet nga moderatoja: “Ndonjë lek të dha?”.

 

“Këto janë gjëra që na përkasin vetëm mua dhe Ilirit. Nuk keni për t’i mësuar kurrë”, u përgjigj ai.Monika Lubonja organizoi një festë të madhe për datëlindjen e saj, ku pati të ftuar miq e familjarë, ndër to dhe ish-banorë të Big Brother Vip. Sabiani nuk mori asnjë ftesë, pavarësisht se brenda shtëpisë kanë qenë miq të mirë. Sipas tij situatat që ndodhën pas daljes së tij mund të kenë ndikuar.

 

Ai u shpreh në “Natën me Aulonën” se fundja Monika nuk kishte pse ta ftonte duke qenë se nuk kanë pasur ndonjë afrimitet. “Nëse do më kishte ftuar do shkoja, ndoshta si ka shkuar mendja se nuk është se kemi ndonjë armiqësi.

 

U takuam te datëlindja e Big Mamës, u përqafuam,” – tregoi Sabiani.Këngëtari tha se situatat shkuan sinkron por kënga “Tradhtare” nuk ka qenë dedikim, megjithatë se përjashtoi mundësinë se Monikës mund t’ i ketë ngelur hatri për këtë.

- Advertisement -

TE FUNDIT