13.5 C
Tirana

A do t’i lejonte të hapeshin shtëpitë publike në Shqipëri? Spartak Ngjela debaton ashpër me ‘Fevziun’ dhe mban qëndrimin e prerë

VENDI

Avokat Spartak Ngjela u pyet mbrëmjen e djeshme se nëse do të kishte një post superior në Shqipëri, a do t’i lejonte hapjen e shtëpive publike në vendin tonë.

Pas një debate me aktorin që luan rolin e ‘Fevziut’, Ngjela u shpreh se kjo është në dorë të shqiptarëve.

Gilberti: Nëse ju do të ishit perandori i Shqipërisë, a do i hapnit shtëpitë publike?

Ngjela: Pyetja duhej të ishte kështu, po të ishit kryetar i një grupi të madh parlamentar, a do t’i hapje këto shtëpitë publike? Ajo nuk është çështje ligji.

Gilberti: A do i hapje apo jo?

Ngjela: Kjo nuk është çështje ligji, është çështje e koshiencës njerëzore. Ku di unë shqitarët duan a s’duan.

Gilberti: Po mirë mo ti vet hapi, pastaj duan a s’duan shqiptarët, është si një kafene, vijnë njerëzit apo svijë ajo hapet.

Ngjela: Ai që thua ti është tiran, unë thashë po të isha në një grup parlamentar, do ta linim në dorë të shqiptarëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT