6.5 C
Tirana

A do të japë dorëheqjen pas humbjes së thellë? Basha bën deklaratën e fortë

VENDI

Lideri i PD Lulzim Basha ka mbledhur kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit dhe zërave kri tikë ndaj tij.

 

Burimet nga brenda selisë bëjnë me dije se Basha ka deklaruar se në ditët në vijim do të zbulohet lëvizja e tij në lidhje me pozicionin e kryetarit dhe zërave për dorëheqjen e tij.

 

Duke mos mohuar edhe dorëheqjen, kreu i PD ka theksuar se nëse do jetë apo jo ai, demokratët duhet të vazhdojnë të dokumentojnë vjedhjen e votës dhe çdo gjë që i shërben procesit që do të nisë.

 

Gjithashtu Basha ka deklaruar se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 Prillit dhe se do të bëjë një tur takimesh nëpër të gjithë vendin për të mbledhur prova për vjedhjen e zgjedhjeve

- Advertisement -

TE FUNDIT