13.5 C
Tirana

85 vjeçari Gjok Vata suprizohet në “Ditën e luleve” nga të rinjtë e Shkodrës dhe kolegia Mukades Çanga

VENDI

Një buqete me lule dhe një falenderim për kontributin e tij të gjatë artisik. Ishte kjo nisma e të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që së bashku me Mjeshtrën e Madhe Mukades Çanga, vendosen t’i bëjnë një vizitë surprizë në shtëpi, artistit 85- vjeçar Gjokë Vata, ne 6 Maj, diten e luleve, festes se Shkodres.

Përmes një postimi në Facebook, Arvit Bushati, kryetar i FRPD-së Shkodër, shprehet:

“Qyteti do ta kishte festë sot, por situata nga koronavirusi na e pamundësoi ditën e luleve, ashtu siç na ka penguar në gjithë këtë kohë të kemi aktivitetin e përditshëm normal.

Por ne vendosëm të mos e lëmë në harresë 6 Majin dhe ku kishte më bukur se të vizitonim me të rinjtë e forumit rinorë dhe mjeshtrën e madhe Mukades Çanga, një prej këngëtarëve më të vjetër të Shkodrës, atë që me kitaren e tij i këndoi aq bukur Lules së Majit, Gjokë Vaten.

Mirënjohje pa fund për artistin që i dha në çdo kohë ngrohtësi me zërin e tij qytetit dhe zemrave të shkodranëve.

Është kaq bukur kur këto figura të nderuara të hapin derën dhe zemrën, të falenderojnë për dicka kaq simbolike që ne vendosëm ta bëjmë duke i thënë me zemër #Faleminderit atij, për gjithçka ka bërë për të ruajtur traditat e bukura të Shkodrës tonë.

Gëzuar 6 Majin të gjithëve e me shpresën që ashtu si ripërtëritja që pëson natyra, të ripërtërihen zemrat tona dhe jeta në Shkodrën e dashur!”, shkruan Bushati.

Falenderimin të rinjve dhe koleges Çanga ja ktheu me këngë, nën tingujt e kitares, si dhe i shoqeruar nga vajza e tij Venona Vata. Mjeshtrja e Madhe Mukades Çanga ndjehet e emocionuar që gjendet mes një familje artistësh si ajo Vata. Nisma e të rinjve të FRPD tregon se Shkodra di te ruaje dhe vleresoje traditat e bukura qe ka.

- Advertisement -

TE FUNDIT