16.5 C
Tirana

5 arsye pse duhet ta mbani maskën, edhe nëse shteti nuk jua kërkon me detyrim

VENDI

Nga Alaa Elassar, CNN/ Ekspertët e shëndetit prej kohësh këshillojnë mbajtjen e maskës në fytyrë, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Siç e dini, disa shtete kanë hequr disa nga kufizimet, përfshirë këtu dhe mbajtjen e maskës. Ekspertët e shëndetit kanë argumentuar prej kohësh se maskat e fytyrës janë kritike për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit dhe për t’i dhënë fund pandemisë. Por disa zyrtarë të zgjedhur dhe zgjedhësit e tyre ende refuzojnë t’i veshin ato. 5 arsye pse duhet ta mbani maskën, edhe nëse shteti nuk jua kërkon, sipas ekspertëve.

1. Maskat shpëtojnë jetë. Studime të shumta kanë treguar se maskat janë një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi. Vendet që e kanë mbajtjen e maskës me detyrim, kanë raportuar një numër më të ulët vdekjesh nga Covid-19. Maskat janë një rrugë me dy drejtime. Ju mbrojnë ju dhe të tjerët. Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive në SHBA, ka filluar të mbajë dy maska. Shtresa e një maske lecke mbi një maskë kirurgjikale, mund të bllokojë 92.5% të grimcave potencialisht infektive, thonë studiuesit, informon abcnews.al.

2. Maskat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e fitores ndaj virusit-Shtetet po bëjnë një përparim në luftën kundër virusit. Numri i rasteve dhe vdekjeve po ulet në shumë vende, ndërsa vaksinat janë duke u administruar. Por, nëse heqim dorë nga mbajtja e maskave, i gjithë mundi do të shkojë dëm, duke çuar në një përkeqësim të situatës.

“Ju lutem më dëgjoni me vëmendje: Vazhdoni të mbani maskat dhe ndiqni rregullat e tjera parandaluese të shëndetit publik. Nëse nuk e bëni, do të humbasim shumë terren për të fituar luftën me Covid-9 dhe variantet e reja”, tha Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve).

3. Maskat mbrojnë edhe të vaksinuarit-Ekspertët e shëndetit thonë se njerëzit e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maskat, për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Asnjë nga vaksinat e autorizuara nuk janë 100% efektive. Vazhdimi i mbajtjes së një maske në fytyrë pas marrjes së vaksinës, mund të sigurojë mbrojtje shtesë personale, informon abcnews.al.

Mund të ndihmojë gjithashtu në ndalimin e përhapjes së Covid-19. Kjo sepse vaksinat janë efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike. Por nuk është e qartë se ato i parandalojnë njerëzit të bëhen transportues asimptomatikë dhe ta përhapin atë te të tjerët.

4. Maskat janë një shenjë respekti-Në shtete ku nuk është e detyrueshme mbajtja e maskës, njerëzit me një të tillë mund të ndihen si të huaj. Por ata do të vazhdojnë t’i mbajnë gjithsesi, thonë zyrtarët shëndetësorë, jo për arsye politike, por si një shenjë respekti për anëtarët e komunitetit të pambrojtur.

Shumë njerëz, përfshirë të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët, përballen me një rrezik shumë më të lartë të prekjes nga virusi, madje edhe vdekjes. Mbajtja e një maske tregon se ju interesoheni për mirëqenien e tyre, informon abcnews.al.

5. Maskat do të ndihmojnë që vendet të kthehen në normalitet-Pandemia ka shkëputur njerëzit nga familja, miqtë, puna, shkolla, shërbimet fetare dhe shumë aktivitete të tjera. Refuzimi për të mbajtur maskë nuk do të sjellë asgjë të mirë. E vetmja gjë që do të bëjë është të vonojë kthimin tonë në normalitet, duke e bërë jetën akoma më të rrezikshme.

Të gjithë dëshirojnë të kthehen në normalitet, por asnjë nuk do ta mbajë maskën për sa kohë jemi në këtë luftë. Gjithçka fillon me mendësinë tonë. Sa më shpejt të kuptojmë se maskat nuk kufizojnë, por na mundësojnë të kthehemi në normalitet, aq më shpejt dëshira juaj për jetë normale do të bëhet realitet./ abcnews

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT